Shqipëria
Zgjedhjet në Shqipëri: Afër 90 mijë fletëvotime të shpërndara në Evropë
Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri sot ora (09:00) janë dorëzuar 87 581 zarfe dhe 33 janë marrë nga zgjedhësit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri sot në orën 09:00 janë dorëzuar 87.581 zarfe, ndërsa 33 janë kthyer nga zgjedhësit, transmeton albinfo.ch.
Sipas KQZ-së, deri më tani janë dërguar fletët e votimit për bashkatdhetarët nga qarqet Elbasan, Durrës, Berat, Gjirokastër, Dibër, Korçë dhe Kukës, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës.
Zarfet e dërguara u përkasin bashkatdhetarëve nga qarqet:
-
Elbasan: 25.021
-
Durrës: 24.872
-
Berat: 15.502
-
Dibër: 9.582
-
Gjirokastër: 8.453
-
Kukës: 3.946
-
Korçë: 205
Të ndara sipas shteteve, janë dërguar:
-
Në Itali: 33.253 zarfe
-
Në Greqi: 28.413
-
Në Gjermani: 8.673
-
Në Mbretërinë e Bashkuar: 6.668
-
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 4.198
-
Në Francë: 1.569 zarfe
Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.
Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe, po aty, do të kryhet edhe numërimi i votave të diasporës.
Fletët e votimit do t’u mbërrijnë bashkatdhetarëve në Evropë nga data 15 deri më 22 prill, ndërsa në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 prill.
Pasi të marrë zarfin me fletën e votimit, zgjedhësi nga jashtë këshillohet ta dërgojë atë në KQZ brenda tre ditëve nga momenti i marrjes.
Votuesit nuk do të kenë asnjë shpenzim, pasi posta paguhet nga KQZ-ja.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












