Lajme
Zgjedhjet në Maqedoni: “Përgjegjësi për diasporën”
Në analizat e para të rezultatit zgjedhor në Maqedoni ai i diasporës po shkakton më shumë debat

Mediet por dhe vëzhguesit hapur po kërkojnë përgjegjësi nga subjektet politike shqiptare, sidomos nga Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), që është në pushtet por edhe për faktin që përfaqësues të saj me vite të tëra kanë vepruar pikërisht në diasporë.
Muhamet Zeqiri, Kryeredaktor i televizionit Alsat, duke komentuar procesin zgjedhor, në mënyrë direkte i drejtohet krerëve të BDI-së: “Ju ishit ata qe votuat në këtë përbërje parlamentare te rritet numri i deputetëve për tre nga diaspora. Por nuk besoj se votuat qe të tre deputetet tu takojnë VMRO DPMNE-së. Jeni Ju si subjekt qe më së miri njihni mërgatën shqiptare pasi që pjesa më e madhe e juaja keni vepruar dhe jetuar atje.
I pyetur nga albinfo.ch, opinionisti Sefer Tahiri thotë se pa rtitë shqiptare dështuan në diasporë për shkak të mos organizimit të tyre të mjaftueshëm dhe përqëndrimit të aktiviteteve në skenën politike vendore.
Një faktor tjetër që ka ndikuar në dështimin e partive shqiptare në diasporë Për këtë dështim përgjegjësia duhet detektuar ne BDI”, thotë Zeqiri.sipas Tahirit “është edhe mosinteresimi i qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, sepse ata nuk mund të “gënjehen” me premtime boshe ose me premtime për një vend pune ose për ndonjë interes të vogël personale, të cilat në masë të konsiderueshme janë motive që ndikojnë tek qytetarët që të votojnë në Maqedoni”.
Partitë shqiptare dështimin e tyre në diasporë duhet ta kërkojnë “edhe tek përcaktimi i kandidatëve, profili i tyre dhe ndikimi që kanë në opinionin shqiptar në Evropë. Që në start partitë shqiptare iu qasen në mënyrë joserioze zgjedhjeve në diasporë dhe si pasojë e inertësisë në njërën anë dhe angazhimit të VMRO-DPMNE-së në anën tjetër kemi rezultatin që doli nga zgjedhjet e diasporës”, thotë Tahiri.
Mërgata është e rëndësishme për Maqedoninë. Ekspertët shqiptarë të ekonomisë thonë se infuzioni financiar që ata japin sidomos gjatë periudhës së verës është tejet i rëndësishëm për gjithë vendin. Lidhjet e tyre të vazhdueshme me vendlindjen por edhe në sens politik, angazhimi i subjekteve politike për të krijuar kushte për rikthimin e mërgimtarëve, nuk rezultuan me përmbushjen e qëllimit që edhe shqiptarët të kenë një deputet nga diaspora.
Zëvendës kryeministri Adbylahqim Ademi tha se ka disa faktorë për këtë, por ajo që pranohet është mungesa e informimit në kohë si dhe mungesa e nxitjes për të votuar.Një gjë të tillë konstatojnë nga analizat e bëra edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të cilët thonë se numri i përfaqësuesve të diasporës që në fllim të procesit, kur duhej të regjistrohen për të votuar, ishte i vogël.
Humbja e mundësisë për të pasur të paktën një përfaqësues nga diaspora në parlamentin e Maqedonisë lidhet edhe me faktin se kësaj here shqiptarët do të kenë katër deputet më pak se herën e kaluar.
E gjithë kjo situatë po ngre dilema nëse subjektet politike shqiptare kishin bërë analizat mirë për këtë proces zgjedhor.
Tani pas përfundimit të procesit, fokusi është tek qeveria krijimi i qeverisë së re.
Ajo për të cilën bëhet thirrje është që qeverisje që do të marrë parasysh interesat e të gjithë qytetarëve dhe mbi të gjitha një rol më të fuqishëm të partnerit shqiptar, i cili nuk do të votojë symbyllë projektet e partnerit maqedonas siç ishte rasti me deputetët e diasporës, nga të cilët përfitoi vetëm VMRO DPMNE.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz