Shqipëria
Zgjedhjet në Maqedoni: Ali Ahmeti shpall fitoren në këto komuna
Në një prononcim për media, krytari i Bashkimit Demokratik për Integrim, përmes konferencës për shtyp në selinën e partisë në Reçicë të Vogël ka shpallur fitore në disa komuna. Edhe atë në Saraj, Likovën e Plasnicë që në rreth të parë me rezultat shumë të thellë.
Bashkimi Demokatik për Integrim, sipas tij, udhëheq dukshëm në komunën e Tetovës, dukshëm në komunën e Çairit, dukshëm në komunën e Kërçovës, dukshëm në komunën e Strugës, dukshëm në komunën e Zhelinës, dukshëm në komunën e Tearcës, dukshëm në komunën e Bogovinës, dukshëm në komunën e Haraçinës, dukshëm në komunën e Dollnenit, në Dibër do të jemi në rreth të dytë, në Gostivar jemi rritur votat qind për qind, por rezultate përfundimtare nuk kemi, në Çashkë dhe Vrapçisht jemi në rreth të dytë.
“Të nderuar dhe të dashur elektorati i Bashkimit Demokratik për Intergrim, do të doja të shpreh knaqësinë time për procesin zgjedhor të dëmonstruar me kulturë demokratike, sepse zgjedhjet janë pasqyra e një shteti, me çka ky proces ka kaluar si më së miri, për çka i përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit dhe garuesit në këtë garë”, theksoi Ali Ahmeti.
Ali Ahmeti ka falënderuar anëtarët e BDI-së për fitoren e radhës, me çka kanë treguar edhe një sukses të radhës, duke rrritur volumin e votave e të partisë.
“Dhe në veçanti sonte dua të përshendes dhe të përgëzoj të gjithë anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim për fitoren e radhës, pas asaj të zgjedhjeve të përgjitshme 2020, me çka kanë treguar edhe një sukses të radhës, duke rrritur volumin e votave e partisë që ata i takojnë. Të gjithë shefat e shtabeve lokalë komunale dhe shtabin qendror dua t’i falëndëroj të gjithë votuesit tanë besnikë, ata u përcaktuan për frymën dhe agjendën e jetës të Bashkimit Demokatik për Integrim që paraqiti para elektoratit të tyre”, theksoi Ali Ahmeti.
Ali Ahmeti ka shpallur fitore në rreth të parë në disa komuna, si Saraj, Likovë dhe Plasnicë, dhe fitore që prin dukshëm BDI-ja në komuna si Tetova, Struga, Kërçova, Çairi, Zhelina, Tearca, Bogovina, Haraçina, Dollneni.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë












