Kosova
Zgjedhjet në Kosovë: Votuesit nuk do të tregojnë dokumente vaksinimi apo teste
Zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë të tretat në Kosovë që mbahen në kohë pandemie. Për këtë arsye, Komisioni qendror i zgjedhjeve ka marrë disa vendime në mënyrë që procesi i votimit të mos rrezikojë shëndetin publik.
Edhe pse në ditën e votimit qytetarëve nuk do t’u kërkohet dëshmia e vaksinimit, apo testet për COVID-19, KQZ ka vendosur një sërë masash të tjera, sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
“Megjithëkëtë, do të ketë masa kufizuese që kanë ardhur si rekomandim nga institucionet shëndetësore që kanë të bëjnë me mbajtjen e distancës fizike, dezinfektimin e duarve në hyrje dhe dalje të vendvotimit dhe gjithashtu mbajtjen e maskës gjatë gjithë kohës, në përjashtim të momentit kur identifikohen nga ana e anëtarëve të Këshillit të vendvotimit”, u shpreh Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











