Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, ja sa prokurorë dhe gjyqtarë janë angazhuar për to
Zyra e Prokurorit të Shtetit ka njoftuar se në ditën e zgjedhjeve do të jenë të angazhuar 100 prokurorë në nivel vendi. Këtë e ka konfirmuar Laura Pula, koordinatore nacionale e projektit “Mbrojtja e Votës”, përcjell albinfo.ch.
Edhe drejtori i operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, ka thënë se policia do të caktojë ekipe monitoruese në të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrë që të ofrohet siguri në të gjitha vendvotimet derisa të dorëzohen kutitë e votimit në Qendrën e Numërimit.
Kurse, Fatime Dërmaku, koordinatore e Këshillit Gjyqësor, ka thënë se ky Këshill ka caktuar 15 gjyqtarë.
Institucionet e rendit dhe ligjit janë mbështetur për angazhimet e tyre edhe nga përfaqësuesi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, John Bush, i cili ka thënë se SHBA-ja vazhdon t’i mbështesë zgjedhjet dhe se i inkurajon të gjithë që t’i raportojnë parregullsitë eventuale.
Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ka nisur më 25 shtator dhe do të zgjasë dhjetë ditë.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










