Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, edhe kaq vendvotime kanë mbetur pa u procesuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka procesuar 99.72 për qind të vendvotimeve.
Sipas rezultateve preliminare deri të mërkurën në ora 22:12 janë procesuar 2 mijë e 526 vendvotime nga 2 mijë e 533 që janë në total. Deri më tani edhe shtatë vendvotime kanë mbetur të paprocesura për të përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta për zgjedhjet.
Sipas këtyre të dhënave preliminare të KQZ-së, del se Lëvizja Vetëvendosje ka 40.84% të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 22.05%, Lidhja Demokratike e Kosovës 17.67%, ndërsa Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët ka marrë 7.45%.
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar edhe numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në disa komuna.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









