Bota
Në Britani nis zyrtarisht fushata elektorale
Sot në Britaninë e Madhe fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, pasi Parlamenti u shpërbë në orët e para të mëngjesit.
Boris Johnson ka arritur në Buckingham Palace për të takuar Mbretëreshën, çka edhe shënon fillimin e periudhës zgjedhore para votimit të 12 dhjetorit. Ai, në qendër të fushatës do të ketë premtimin se do t’ia dalë mbanë me Brexitin.
Në anën tjetër, Jeremy Corbin premton ndryshim të vërtetë me laburistët. Por ndërkaq, në vend është ndezur një debat i ri. Rusia, me gjasa ka ndërhyrë në referendumin për Brexitin më 2016. Komisioni parlamentar pёr shёrbimet sekrete ka paraqitur tashmё njё raport.
Por kryeministri Boris Johnson nuk e bёn atё publik. Opozita britanike e akuzon qeverinё Johnson se po e mban tё fshehtё raportin, nё mёnyrё qё opinioni tё mos mёsojё asnjё detaj tё rёndёsishёm pёrpara zgjedhjeve parlamentare tё 12 dhjetorit.
Sipas laburistëve, raporti mund të ngrejë edhe çështje të tjera, si p.sh. raportet mes Johnsonit dhe një të dyshuari si spiun rus.
Sidoqoftë, vetë konservatorët thonë se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se ka pasur ndërhyrje të suksesshme ruse në procesin elektoral britanik. Edhe vetë Moska i hedh poshtë akuzat. Por, pavarësisht kësaj, disa anëtarë të Partisë Konservatore kërkojnë publikimin e raportit që i është dërguar Johnson më 17 tetor.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












