Lajme
Zgjedhjet lokale në Maqedoni mbahen më 15 tetor
Fushata zgjedhore fillon njëzet ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve dhe gjatë kësaj periudhe Kuvendi i Maqedonisë do të punojë, por nuk do të mbajë seanca plenare
Kryetari i Kuvendit , Talat Xhaferi, ka dekretuar sot datën 15 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Maqedoni.
Ky dekretim vjen pas marrëveshjes së partive politike pas skadimit të afatit për mbajtjen e tyre në muajin mars.
“Në përputhje me obligimet ligjor si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në përputhje me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor i shpall zgjedhjet lokale, të cilat sipas dispozitave ligjore, do të mbahen më 15 tetor 2017”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit, raporton Alsat-M.
Ai u ka bërë thirrje partive politike t’i respektojnë procedurat ligjore për të siguruar proces zgjedhor të lirë dhe demokratik.
“Apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, në periudhën para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve, të sillen në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore, ndërsa institucionet kompetente të sigurojnë që i gjithë procesi zgjedhor dhe vetë dita e zgjedhjeve të rrjedhë në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, ashtu siç meritojnë qytetarët e nderuar të Republikës së Maqedonisë”, tha më tej Xhaferi.
Fushata zgjedhore fillon njëzet ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve dhe gjatë kësaj periudhe Kuvendi i Maqedonisë do të punojë, por nuk do të mbajë seanca plenare. Kjo, siç tha kryeparlamentari, bëhet me qëllim që deputetët të kenë mundësi t’i përkushtohen fushatës zgjedhore dhe në të njëjtën kohë të mos krijohet hapësirë që seancat plenare të shndërrohen në fushatë zgjedhore.
Zgjedhjet lokale të 15 tetorit shihen si test në veçanti për partitë politike, në veçanti për LSDM-në dhe VMRO-në, të cilat në zgjedhjet parlamentare kishin thuajse rezultat të barabartë në mandate.
Zgjedhjet do të jenë me interes edhe te partitë shqiptare pas daljes në skenë të partive të reja, të cilat përgjysmuan numrin e mandateve të Bashkimit Demokratik për Integrim. Zgjedhjet lokale do të mbahen në 82 komuna dhe në Shkup, si njësi e veçantë e pushtetit lokal.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














