Kosova
Zgjedhjet e Serbisë nuk do të mbahen në Kosovë
Qeveria thotë se me marrëveshje serbët mund të votojnë
Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë më 17 dhjetor, sipas tyre në mënyrë që ky proces të zhvillohet, duhet arritur paraprakisht marrëveshje me Serbinë.
Nga Zyra e Kryeministrit njoftuan se të martën Kurti ka takuar shefin e OSBE-së, Michael Davenport, katër ditë pasi në mënyrë zyrtare e njoftoi për vendimin.
“Sa i përket kërkesës së Serbisë për mbajtje të zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti theksoi se, siç ka njoftuar shefin e OSBE-së në përgjigjen e 17 nëntorit, për këtë është e nevojshme një marrëveshje ndërshtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, ka deklaruar Zyra e Kryeministrit, shkruan koha.net.
Kurti ka kërkuar nga Davenport mundësinë e votimit pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë. Por, në OSBE nuk e kanë përkrahur këtë mundësi.
Në një përgjigje për KOHËN, përmendën gatishmërinë për të ndihmuar zhvillimin e procesit, por vetëm sikurse në rastet e mëparshme.
“Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë letrën e kryeministrit Kurti në lidhje me zgjedhjet serbe. Siç e kemi bërë të qartë edhe më parë, në parim Misioni mbetet i gatshëm të mbështesë mbledhjen e votave, por vetëm me të njëjtat kushte si në rastet e mëparshme. Me fjalë të tjera, vetëm nëse sigurohet një ambient konsensual, nëse kemi bashkëpunim nga të gjitha autoritetet relevante në Kosovë dhe nëse garantohet mbështetje e nevojshme e sigurisë nga Policia e Kosovës, si reaguese e parë”, ka deklaruar Zyra për Informim e OSBE-së, përcjell albinfo.ch.
Sipas praktikave të mëhershme, serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në zgjedhjet serbe dhe votat janë grumbulluar nga OSBE-ja e janë dërguar në Rashkë e Vranjë për numërim.
E kushtin e vënë nga Kurti nuk e kanë pranuar në Serbi, për çka shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se zgjedhjet nuk do të mbahen në territorin e Kosovës.
Në letrën që Petkoviqi ia ka përcjellë Komisionit Zgjedhor të Serbisë, thuhet se Kurti ka kushtëzuar mbajtjen e zgjedhjeve me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ju njoftojmë se aktualisht nuk është e mundur të zbatohet procedura zgjedhore në territorin e Kosovës, në mënyrë që do të ishte në përputhje me rregulloret ligjore, si dhe me interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Serbisë. Arsyeja është se Regjimi i Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, në krye me Albin Kurtin, e kushtëzon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve me njohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë nga Beogradi”, ka thënë Petkoviq, shkruan koha.net.
Serbët për herë të fundit kanë votuar në Kosovë më 2020. Më 2021 për zgjedhjet parlamentare dhe më 2022 për ndryshime kushtetuese nuk u lejuan.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












