Lajme
Zgjedhjet do t`i mbikëqyrin 29 mijë e 264 vëzhgues
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e IX të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës për përgatitjet për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017, bëhet e ditur në një komuinikatë të KQZ-së
Mbledhja u mbajt në Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë për mediat e akredituara që do të përcjellin punën e KQZ-së.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e IX të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues, të ndarë si në vijim:
- 160 vëzhgues nga 8 Ambasada,
- 301 vëzhgues nga 7 Organizata Ndërkombëtare,
- 8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore,
- 3 mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politikë pjesëmarrëse në këto zgjedhje,
- 15 mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje,
- 27 vëzhgues nga Institucione Ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës),
- 1 vëzhgues nga 1 Institucion Vendor,
- 468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Vendore, dhe
- 36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Ndërkombëtare.
KQZ po ashtu njofton se përfaqësuesit e institucioneve të menaxhimit të zgjedhjeve nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia, Pakistani dhe nga Asociacioni i Zyrtarëve Botëror Zgjedhor (Kore e Jugut) kanë vizitua sot Kuvendin e Kosovës.
Një ditë para Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës ata u njohën me historikun e shtetit të Kosovës dhe në veçanti për procesin e Zgjedhjeve për Kuvend.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 27 vëzhgues nga Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës. Këta vëzhgues do të vizitojnë qendra të ndryshme votimi për t’u informuar nga afër për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.
Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar për këto zgjedhje është: 29 mijë e 264
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











