Lajme
Zgjedhje të qeta në Mitrovicën e veriut: Goran Rakiq, kryetar
Goran Rakiq i Listës SRPSKA ka shpallur fitoren në zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut. Ai ka fituar 2700 vota.
Rezultatet preliminare, të cilat KQZ pritet t’i bëjë publike shumë shpejt, tregojnë se Goran Rakiq nga “Lista Srpska”, të dielën ka marrë 2 mijë e 700 vota.
Oliver Ivanoviq është i dyti me 1 mijë e 420 vota, ndërkaq kandidati i PDK-së, Florent Azemi ka marrë 565 vota. Kandidati i LDK-së, Musa Miftari mbetet i katërti me 449 vota.
Goran Rakiq i Listës SRPSKA ka shpallur fitoren në zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut, pak çaste më parë.
Siç merr vesh koha.net serbët po festojnë të qetë, me fishekzjarre dhe po i bien burive të makinave në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.
Edhe mediat serbe kanë cituar kandidatin e listës qytetare serbe Rakiq të ketë deklaruar fitoren, teksa citojnë të ketë thënë se ndër detyrat e para të tij do të jetë kërkesa për mbrojtjen në liri të të gjithë serbëve të arrestuar, sipas tij pa të drejtë.
Kandidati i SDP-së, Oliver Ivanoviq, që po qëndron në Qendër të paraburgimit në Prishtinë, ka uruar Rakiqin për fitoren e tij, ka bërë me dije Tanjug.
Zëdhënësi i “Listës Srpska”, Alexander Spiriq, ka thënë në një konferencë shtypi se Rakiq, ka fituar 2.707 vota. Tre kandidatët tjerë sipas tij kanë bashkë 2,436 vota.
Në konferencën për media të Komisionit Qendror Zgjedhor të orës 20:00 është treguar se është mbyllur votimi në të gjitha 33 vendvotimet për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
KQZ ka treguar se në zgjedhje kanë dalë 5 mijë e 890, nga më shumë se 28 mijë qytetarë që kanë pasur të drejtë vote.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka treguar se ka filluar numërimi, ndërsa nuk ka mundur të tregojë për kohën kur mund të dalin rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













