Lajme
Zgjedhja e Pacollit president, para Gjykatës Kushtetuese
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, javën e kaluar, Pacolli votoi për Qeverinë pasi kishte filluar t’i rridhte mandati
LDK dhe AAK, pritet që sot dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese ankesën lidhur me shkeljen e Kushtetutës nga presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Përveç procedurës, sipas të cilës u zgjodh presidenti më 22 shkurt, e kontestuar jo vetëm nga dy partitë opozite – LDK dhe AAK, por edhe nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, dhe deputetë të partisë në pushtet – PDK-së, tani presidenti akuzohet edhe për shkelje të vetë Kushtetutës, mbrojtës e roje e të cilës duhej të ishte ai.
Por, partia e tretë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje është e përmbajtur në ankesën dhe nuk do t’iu bashkohet LDK-së dhe AAK-së.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, javën e kaluar, Pacolli votoi për Qeverinë pasi kishte filluar t’i rridhte mandati, që nisë nga momenti kur bën betimin se do ta respektojë e ruaj atë.
Specialistë të të drejtës kushtetuese dhe interpretues të saj pohojnë me siguri se Behgjet Pacolli shkeli Kushtetutën kur votoi për Qeverinë, pasi u zgjodh dhe dha betimin si president.
Ndërkohë sot përfundon afati tetëbitësh i dorëzimit të ankesave për rastin Pacolli në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa sytë drejt kësaj gjykate i kanë kthyer edhe ICO-ja dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
Lidhur me zgjedhjen e Pacollit president sot mediat kosovare, duke u thirr në një analizë të një grupi ekspertësh ndërkombëtarë, shkruajnë se presidenti i ri do të ishte legjitim nëse ende do të ishte në fuqi Korniza Kushtetuese për vetëqeverisje në Kosovë, me të cilën UNMIK-u e administronte vendin para shpalljes së pavarësisë.
Në këtë analizë thuhet se ka dallim midis procedurave të zgjedhjes së presidentit që i përcakton Kushtetuta e Kosovës, nga procedurat e Kornizës Kushtetuese, që del të jetë interpretuar në zgjedhjen e Pacollit president.
Sipas këtyre ekspertëve, Korniza Kushtetuese e UNMIK-ut ka mundësuar që të mbahet raundi i tretë i votimit edhe vetëm me një kandidat për president, por Kushtetuta Republikës së Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë.
Ekspertët kanë thënë se të dy ish-presidentët e Kosovës, edhe Fatmir Sejdiu e edhe Ibrahim Rugova kanë ardhur në krye të Kosovës në bazë të Kornizës Kushtetuese, andaj nuk duhet përdorur si procedura krahasuese në rastin e zgjedhjes së Pacollit, i cili do të duhej të zgjidhej me anë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










