Lajme
Zëvendësministri Selimi, në “target” të Vetëvendosjes
Petrit Selimi u gjuajt me vezë nga afërsia nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje derisa po dilte nga një lokal afër Qeverisë
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi është viktima tjetër e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Selimi u gjuajt me vezë nga afërsia nga aktivistët e kësaj lëvizje derisa po dilte nga një lokal afër qeverisë. Ai ishte i shoqëruar edh nga disa bashkëpunëtor të tij.
Aktin e sulmit e mori përsipër menjëherë Lëvizja Vetëvendosje e cila kohëve të fundit ka shpeshtuar sulmin ndaj liderëve institucionalë me vezë, ngjyrë dhe gjësende të tjera. Deri më tani në shënjestër ka qenë vetëm kryeministri Isa Mustafa dhe shoqëruesit e tij.
“Asnjëri nga eksponetët e kësaj Qeverie nuk do të mund të vazhdojë punën normalisht, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi. Nuk ka kuptim që pushteti të zhvillojë jetë normale dhe të rehatshme derisa shteti po shitet e defunksionalizohet dhe qytetarët po varfërohen”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
“Petrit Selimi njihet për miqësinë e tij me Ivica Daçiq-in, personin që Kosovën e quajti ISIS. Petrit Selimi dhe as shefat e tij asnjëherë nuk reaguan për këtë deklaratë të mikut të tyre Daçiq. Ai dhe shefat e tij, nuk do ta kenë funksionimin e lehtë nëse nuk tërhiqen”, thuhet në reagimin e LVV-së.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










