Kosova
Zëvendësministrat e paprekshëm
Numri i madh i ministrave dhe sidomos i zëvendësministrave është kritikuar vazhdimisht edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile me konstatimin se përveç që dëmtohet buxheti i Kosovës e bën jo funksionale edhe punën e qeverisë
Numri i madh i ministrive dhe posteve nën-ministrore, nuk do ta dërgojnë Qeverinë e Kosovës në një proces të ristrukturimit apo riformatimit të brendshëm.
Nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, thonë se qeveria është duke funksionuar mirë dhe aktualisht nuk shihet si e nevojshme që të ketë ndonjë ndryshim.
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi, tha për Radion Evropa e Lirë se me përbërjen që ka Qeveria Haradinaj, po funksionon mirë dhe njësoj do të vazhdohet tutje, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, nga zyrtarët ndërkombëtar në Kosovë, shpesh është ngritur çështja e numrit të madh të zëvendësministrave. Mbi 70 zëvendësministra, llogaritet se ka aktualisht qeveria e Kosovës.
Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova ditë më parë kishte theksuar se me një menaxhim më të mirë, pagat që shpenzohen për numrin kaq të madh të zëvendësministrave do të mund të orientoheshin për zhvillim dhe reformë të thellë në arsim.
Por, Matoshi në anën tjetër thotë se nga monitorimet dhe raportet e para të punës së zëvendësministrave, sipas tij, vërehet se të njëjtit janë duke kryer punën mirë dhe nuk janë shënuar parregullsi.
Aktualisht është në proces edhe hartimi dhe miratimi i Ligjit për qeverinë, por i cili nuk besohet se do të fuqizohet gjatë mandatit të kësaj qeverie.
Numri i madh i ministrave dhe sidomos i zëvendësministrave është kritikuar vazhdimisht edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile me konstatimin se përveç që dëmtohet buxheti i Kosovës e bën jo funksionale edhe punën e qeverisë.
Në organizatën joqeveritare ‘Fol’, thonë se çfarëdo riformatimi i kësaj qeverie nuk e ndryshon gjendjen e qeverisjes në vend.
Jeton Zulfaj menaxher i programeve në ketë organizatë thekson se qeverisë aktuale i mungon shumica apo numrat në Kuvend, çka sipas tij, është edhe më shqetësuese.
Sipas Zulfaj, kur një qeveri e humb shumicën shtrohet edhe nevoja e organizimit të zgjedhjeve.
Koalicioni aktual qeverisës përbehet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Social Demokrate, Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe e cila merr pjesë vetëm pjesërisht në punën e ekzekutivit dhe disa parti tjera më të vogla.
Qeveria e Kosovës, është kritikuar nga shoqëria civile për faktin se ka shumë ministri, duke i lënë pas, jo vetëm vendet e rajonit, por edhe më gjerë.
Sipas përfaqësues të shoqërisë civile, ky numër i kabinetit konsiderohet luks i panevojshëm.
Kabineti qeveritar deri më tani përbëhet nga Ramush Haradinaj kryeministër, pesë zëvendëskryeministra dhe 21 ministra, të cilët i kanë edhe zëvendësit e tyre.
Besohet se kabinetit qeveritar me një numër kaq të madh të ministrave dhe zv.ministrave është krijuar për shkak të përmbushjes së kërkesave të partive të shumta që ka koalicioni aktual.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










