Kosova
Zëvendësambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Pauline Menthonexx-Gacaferi, mbajti fjalim në Samitin e BPO-së
Zvicra ka kënaqësinë të jetë pjesë e BPO Summit të parë të Kosovës organizuar nga Shoqata e Bizneseve Zvicër Kosovë (OEZK).
Ndërsa shërbimet në fakt përbëjnë më shumë se 20% të totalit të eksporteve të Kosovës në Zvicër, Zvicra tani është destinacioni i parë i shërbimeve të BPO dhe ICT që eksportohen nga Kosova, shkruan albinfo.ch.
Duke pranuar kontributin e rëndësishëm të sektorit të BPO-së në ekonominë e Kosovës (mbi 3% të PKB-së) dhe në tregun e punës (me afro 12’000 punonjës aktivë), Zvicra do të vazhdojë edhe më tej mbështetjen e zhvillimit të këtij sektori.
Zëvendësambasadorja e Zvicrës, Pauline Menthonexx – Gacaferi, në fjalën e saj në Samitin e BPO-së foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe qeverisë, duke theksuar se ICT dhe BPO aktualisht janë me prioritet të lartë dhe se pritet zhvillim i rëndësishëm në të ardhmen e afërt.
Ajo më tej përmendi rëndësinë e investimit te njerëzit që jo vetëm janë të përkushtuar, por edhe e kuptojnë ndikimin e punës dhe kontributit të tyre. /Albinfo.ch



E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










