Lajme
Zermatt, i paarritshëm, shkaku – rreziku nga përmbytjet
Që nga mesdita e së premtes, arritja në Zermatt ka qenë e pamundur, si me tren, ashtu edhe përmes rrugës automobilistike.
Trenat nuk qarkullojnë më mes lokalitetev Visp dhe Zermatt, thuhet në një në një njoftim për shtyp nga kompania hekurudhore Matterhorn Gotthard Bahn. Trenat në linjat R40, RE41 dhe RE42 janë anuluar për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Autobusët zëvendësues po qarkullojnë ndërmjet Visp dhe Täsch.
Lumi Vispa u ngrit nga brigjet e tij mëngjesin e së premtes. Shkollat në fshatin turistik u mbyllën, tha një punonjës i autoritetit lokal për Keystone-ATS. Sipas Walliser Bote, autoritetet në Zermatt kanë qenë në gatishmëri të lartë që nga mëngjesi i së premtes, transmeton albinfo.ch.
Valais, në gatishmëri
Brigjet e Rhône dhe degët e tij në kantonin Valais dhe Vaud do të jenë të ndaluara për publikun këtë fundjavë për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Ndalesa do të zbatohet nga e premtja deri të hënën në mbrëmje.
Rrjedha e Rhône, aktualisht në një nivel të lartë, pritet të vazhdojë të rritet derisa të arrijë kulmin e saj të premten vonë pasdite ose në mbrëmje, sipas autoritetit kantonal të kontrollit të përmbytjeve (OCC), i cili është riaktivizuar për këtë rast.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












