Lajme
Zermatt, fshati më i bukur në Zvicër, Covid e lë pa turistë
Pozita e mirë gjeografike bën që Zvicra të ketë vendet ndër më të bukurat në botë.
Zvicra njihet për fshatrat me pamje mahnitëse për nga natyra. Zvicra, me pozitën e mirë gjeografike, bën që t’i ketë vendet ndër më të bukurat në botë.
Abigail Griffith – Zermatt
Realisht këto fshatra shpalosin dhe dëshmojnë që Zvicra është një vend mjaft tërheqës si nga ana e natyrës, ashtu edhe nga mënyra e ndërtimit të saj nga dora e njeriut, transmeton albinfo.ch.
Jowl de Vriend – Zermat
Për disa njerëz, pa dyshim aventura dimërore do të thotë të marrësh pasaportën dhe të ikësh në një vend me temperatura të ftohta dhe të shijohet bukuria e fshatrave. Por, këtë po e pamundëson virusi Korona.
Derisa në vitin e kaluar, grupe të mëdha (mijëra njerëz) u zhyten brenda disa orësh në hijeshitë e e fshatit Zermatt, në rrëzë Matterhorn-it emblematik, këtë vitë duket se nuk ka shumë interesim, për shkak të përhapjes së Covid-19.
Këtë sezon, fshati Zermatt ka qenë relativisht i heshtur dhe nuk ka pasur numër të madh të turistëve.
Autoritetet lokale kanë shprehur shqetësime në të gjitha sektoret e turizmit, duke prekur kështu të ardhurat që siguroheshin për këtë sezon turistik dimëror, veçmas në fshatin Zermatt, ku numri i turistëve vitin e kaluar theu çdo rekord. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve















