Zemërimi i familjes së viktimës kosovare

52-vjeçarja Sadete S., kosovarja e cila është qëlluar për vdekje nga burri i saj , është varrosur të enjten, në Zhur të Prizrenit.

Pikëllimin ishte i  përzier me zemërim për hakmarrje. Familja e viktimës po komunikon nëpërmjet një ndërmjetësi me familjen e autorit të vrasjes, Shani S.  Ata po kërkojnë të marrin hak, ka raportuar nga ceremonia e varrimit, gazeta zvicerane „SonntagsZeitung“.

Hakmarrja ishte e theksuar qartë në mesin e familjarëve te viktimës.

Trupi i viktimës është varrosur në fshatin e babait të saj, dhe jo në fshatin e burrit, siç kërkohet me të vërtet me tradita në Kosovë.

Sipas një familjari, të afërt me viktimën, familjarët e vrasësit nuk kanë qenë të dëshiruar në ceremoninë e varrimit.

I pyetur nga „SonntagsZeitung“  për rrezikun e gjakmarrjes, njeri i tha se ende nuk kanë marrë një vendim të tillë  derisa të perfundon  periudha e zisë.

Orhan Spahiu, Kryetari i Kuvendit  të shqiptarëve në Zvicër, ka kërkuar maturi nga familja.

“Ne jetojmë në shekullin 21, hakmarrja nuk u ndihmon familjeve në gjendje të vështirë dhe nuk është e pranuar në asnjë mënyrë nga komuniteti shqiptar “, ¨citohet të ketë thënë Orhan Spahiu.

Pensionisti invalidor 59-vjeçar, Shani ishte përshkruar si i dhunshëm nga të afërmit e viktimës.

Disa ditë para aktit të tmerrshëm të vrasjes së dyfishtë në Päffikon të Zvicrës, gazeta raporton për një zënkë tjetër me babanë e tij  80-vjeçar..

Incidenti familjarë erdhi si pasojë e parave, thotë „SonntagsZeitung“. 

Shaniu ishte ndihmuar financiarisht  nga fëmijët e tij të rritur për të plotësuar kërkesat e familjes së tij në Kosovë. Ata të zemëruar ishin tërhequr dhe kishin refuzuar ta ndihmonin  babanë e tyre.

Më pas gazeta “SonntagsZeitung“ e ka ndërlidhur këtë rast me rëndësinë qe kanë dërgesat mërgimtarëve për Kosovën.

Sipas një studimi nga Zyra Federale për Migrim, remitancat kanë rëndësi të madhe për familjet përfituese dhe ekonominë e vendit.

Dërgesat janë një sakrificë për kosovarët në Zvicër.

Shumë punëtorë kosovarë mezi mbijetojnë me rrogat e tyre të ulëta, citon studimin në fjalë, gazeta zvicerane.

Për të ndihmuar familjarët e tyre në Kosovë, shpesh angazhohen edhe me një punë të dytë.

Nga ana tjetër familje të gjeneratës se dytë gjithnjë e më pak po shprehin gatishmërinë për të ndihmuar në Kosovë.

Kjo rënie e remitencave është e theksuar në zonat rurale të Kosovës, dhe kjo sipas gazetës paraqet një problem potencial dhe serioz.

Më pas gazeta citon Ministrin e diasporës kosovare, Ibrahim Makolli, i cili  ka shprehur shqetësim rreth akteve e fundit kryera nga bashkatdhetarët e tij në Zvicër .

Në një letër dërguar ambasadorit zviceran në Prishtinë, Makolli shkruan se ai ishte i shqetësuar për “veprat penale” të kryera nga kosovarët në Zvicër.

Kjo nuk i përket traditës së popullit të Kosovës.

Makolli ka përmendur në letrën e tij dhe sulmin e dy kosovarëve në Interlaken, shkruan më pas „SonntagsZeitung“. 

Qytetarët e Kosovës ishin të zemëruar nga sjellja e dy qytetarëve me këtë rast, citon ministrin Makolli, gazeta në fjalë.

Për shumë kosovarë , Zvicra është bërë një shtëpi e dytë, përfundon „SonntagsZeitung“.  .