Lajme
Zemaj: Gjoba për ata që nuk i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, kanë vizituar Klinikën Infektive, për të parë nga afër gjendjen e pacientëve me COVID-19.
Zemaj tha se vizita e tij në këtë Klinikë ishte për të vizituar pjesëtarët, të cilët janë duke punuar edhe përtej orarit të caktuar.
Tha se si institucionet do t’iu ofrojnë shërbimet më të mira të mundshme për të kaluar situatën në të cilën po kalon Kosova.
“Erdhëm për t’u informuar për së afërmi dhe për të vizituar pjesëtarët, të cilët janë duke punuar edhe përtej orarit të caktuar që e kanë këtu në Klinikën Infektive dhe t’iu ofrojmë shërbimet më të mira të mundshme për situatën në të cilën po e kalojmë në luftimin e pandemisë”, tha Zemaj.
I pari i shëndetësisë, teksa foli për shtimin e rasteve me COVID-19, tha se qytetarët dhe institucionet nuk po dëgjojnë në parandalimin e kësaj pandemie.
“Problemi është se qytetarët nuk po dëgjojnë dhe institucionet e tjera nuk po dëgjojnë në parandalimin e kësaj pandemie. Masat e parapara nga IKSHPK-ja nuk po respektohen dhe të vetë ministrisë dhe kjo është ngarkesë për Klinikën Infektive, e mbi të gjitha edhe e rrezikon jetën e çdo qytetari, i cili përballet me pandeminë. Pandemia ekziston, perceptimi është duke u ndërtuar gabim nga ata që virusi nuk është prezent dhe mesazhi ynë është që t’iu ofrojmë përkrahje që të mos na ndodhë diçka më e madhe”, tha ai.
Ministri Zemaj tha se nuk është e nevojshme rikthimi i masave, por që tha se ata që nuk i respektojnë këto rekomandime, do të gjobiten.
“Ne jemi duke biseduar dhe qëndrimi ynë është zyrtar. Për çfarë do që është e vlefshme për ta mbrojtur jetën e qytetarit, ne jemi këtu prezentë dhe për këtë arsye këto vizitat tona të përditshme e ofrojnë këtë shërbim ligjore dhe kushtetues. Ndërsa sa u përket masave, jemi në konsultim me pjesën administrative dhe ligjore që të rrisim kapacitetet e masave ndëshkuese. Ata të cilët nuk janë duke i respektuar këto masa mbrojtëse, duhet të ndëshkohen që të mos e dëmtojnë shëndetin e tjetrit apo të mos infektojnë ndonjë person”, tha Zemaj, duke shtuar se janë duke bërë çmos që të mos rikthehen masat izoluese.
Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, tha se në këtë klinikë të shtrirë pozitiv me COVID-19 janë 110 raste, prej tyre gjashtë janë në mjekim intensiv dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar.
“Normalisht, me rritjen e numrit të rasteve, ka filluar edhe rritja e numrit në Klinikën Infektive. Tanimë në këtë Klinikë i kemi 110 raste, të cilët janë të shtrirë, prej tyre gjashtë janë në mjekim intensiv dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar”.
“Megjithëse ky numër mund të ndryshojë për arsye se vazhdimisht kemi raste të cilët nga terreni të konfirmuar si COVID pozitiv për shkak të probleme me frymëmarrje apo probleme respiratore vazhdimisht kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive”.
“Ka raste të cilët janë spitalizuar edhe në Klinikën e Pulmologjisë, prandaj do të ishte mirë që ne si qytetarë të vetëdijesohemi, t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe ndihma më e madhe është nga qytetarët. Prandaj duke e pasur parasysh që jemi në muajin e pestë që jemi në punë 24 orë, i lus qytetarët që t’i respektojnë masat mbrojtëse, në mënyrë që të mbrojmë veten dhe të tjerët”, tha ajo./EO
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik















