Kriza në Ukrainë
Zelensky vendos sanksione ndaj kompanive që bashkëpunuan me Rusinë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka miratuar sanksione ndaj 185 kompanive dhe individëve që mbështesin luftën e Rusisë, tashmë në muajin e saj të dymbëdhjetë.
”Kompanitë dhe njerëzit e biznesit që transportojnë personel dhe pajisje ushtarake me hekurudhë në emër të shtetit agresor do të ndëshkohen”, tha Zelensky në fjalimin e tij video.
Ai tha se pasuritë e sekuestruara do të përdoren për të financuar përpjekjet e mbrojtjes kombëtare.
Kompanitë bjelloruse që ndihmojnë Rusinë me dërgesat janë gjithashtu në listën e 182 kompanive dhe tre individëve.
Zelensky tha gjithashtu se Ukraina po punon për të siguruar që shtetet e tjera të bllokojnë gjithashtu asetet e kompanive dhe falënderoi “të gjithë ata që ndihmojnë në forcimin e sanksioneve kundër Rusisë” dhe ”hetuesit që po zbulojnë dhe ndjekin evazionin e Rusisë ndaj masave ndëshkuese”, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Zelensky përsëriti gjithashtu kërkesën e tij që Rusia të përjashtohej nga Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Paris dhe tha se ai u ka shkruar presidentëve të federatave kryesore ndërkombëtare të sportit.
”Në qytetin Kostyantynivka në rajonin e Donetskut, sulmet me raketa ruse në ndërtesat e banimit vranë dje tre persona dhe plagosën 14 të tjerë”, tha Zelensky.
Duke iu referuar perspektivës së ndihmës ushtarake nga Perëndimi, presidenti theksoi se Ukraina ka nevojë urgjente për raketa me rreze më të gjatë për të zmbrapsur sulme të tilla
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











