Kriza në Ukrainë
Zelensky: Rusia po i trajton ukrainasit më keq se kafshët
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin pranë kryeqytetit të vendit pasi imazhet gjatë fundjavës treguan trupa civilë të gjetur të shpërndarë nëpër një rrugë dhe shkaktuan zemërim ndërkombëtar.
Ai iu drejtua shkurtimisht kamerave rreth tij, duke thënë se ishte “shumë e vështirë” për Ukrainën të negocionte me Rusinë pas mizorive të kryera nga forcat ruse në Bucha. Ai tha se mizoritë e kryera në qytet karakterizojnë “natyrën e ushtrisë ruse” dhe shtoi se ata “i trajtojnë njerëzit më keq se kafshët”, përcjell Albinfo.ch.
Një numër në rritje i liderëve dhe institucioneve i quajnë mizoritë e Buçës një “krim lufte: Bashkimi Evropian njoftoi të hënën se ka krijuar një ekip të përbashkët hetimor me Ukrainën për të hetuar krimet e dyshuara ruse të luftës dhe krimet kundër njerëzimit.
Presidenti amerikan Joe Biden. siç transmeton CNN, i quajti të hënën mizoritë e kryera nga Rusia dhe Presidenti Vladimir Putin në Bucha të Ukrainës, një “krim lufte”, por tha se nuk ishte një gjenocid, duke shtuar se ai po kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se është “dëshira e tij” për të parë një bllokim total të eksporteve ruse të qymyrit dhe naftës në Bashkimin Evropian “këtë javë”, pas zbulimit të asaj që ai e përshkroi si “krime lufte” në qytetin ukrainas Bucha.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










