Kriza në Ukrainë
Zelensky refuzon titullin ‘Personazh i Vitit’
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha një intervistë për tre vjetorin e presidencës së tij.
Një udhëtim politik që ishte i pazakontë edhe para vitit 2022, me një aktor që fiton zgjedhjet presidenciale pasi njihet kryesisht sepse interpreton rolin e presidentit në një serial të ndjekur, edhe në Rusi.
Do të mjaftonte kjo për të mbetur në histori, por sulmi rus ndaj vendit të tij ka shndërruar Volodymyr Zelensky në një simbol të aspiratave për liri të popullit të tij, si dhe në një nga personazhet më të njohura në botë. “Nuk e di a ndihem një politikan, por me siguri ndihem president”, deklaroi ai gjatë intervistës.
Revista prestigjioze Time, që çdo vit përpilon renditjen e njerëzve më të njohur në botë, me shumë gjasa sipas sondazheve do të vej presidentin ukrainas në majën e tyre, por Zelensky do të dëshironte që ky titull të shtrihej te i gjithë populli i tij, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
“Ato janë populli i vitit, për këtë arsyeje ne jemi kaq të bashkuar tani. Kjo luftë po tregon popullin që kemi, jam shumë krenar për to.
Zelensky gjatë intervistës foli edhe për ushtarakët tashmë të dorëzuar nga kompleksi industrial i Azovstal, në Mariupolin e humbur, duke siguruar se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe se pa një shkëmbim robërish nuk do të vijoi asnjë marrëveshje tjetër me Kremlinin.
Presidenti ukrainas shtoi se ushtria ruse po pëson humbje të paimagjinueshme, aq sa “nuk do të rimëkëmben për disa vite”, dhe se është i bindur për fitoren. Zelensky shtoi se “lufta filloi e përgjakshme por do të mbyllet me diplomaci. Nuk e filluam ne luftën, por jemi ne që do ta përfundojmë”.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









