Kriza në Ukrainë
Zelensky paralajmëron “shtator të fuqishëm” për Ukrainën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret “një shtator të fuqishëm për Ukrainën”, përfshirë edhe vendime kyçe nga aleatët perëndimorë sa i përket furnizimit të Kievit me armë dhe pajisje të rëndësishme.
Kjo deklaratë e Zelenskyt erdhi disa orë pasi në mbarë Ukrainën u lëshuan alarmet paralajmëruese për sulme ajrore ruse dhe më pas autoritetet njoftuan se kanë shkatërruar disa raketa lundruese të Moskës.
Përmes një postimi në Telegram, Zelensky tha se pret që në javët në vijim të arrijnë “paketat e reja të mbrojtjes për ushtarët ukrainas”.
“Partnerët tanë janë informuar për nevojat tona. Ne po presim që ata të marrin vendime”, shtoi presidenti ukrainas.
Sipas Zelenskyt, një botë e bashkuar “është më e fortë se çdo agresor. Në shtator, ne do të jemi më të bashkuar”.
Njoftimi i Zelenskyt erdhi disa orë pasi ushtria ukrainase tha se ka shkatërruar katër raketa lundruese ruse. Autoritetet në Kiev thanë se kanë shkatërruar të gjitha raketat e nisura drejt kryeqytetit ukrainas.
Ushtria ukrainase tha po ashtu se po vazhdon kundërofensivën në Melitopol në rajonin e Zaporizhjës. Ky qytet i rëndësishëm u mor nga Rusia pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e vitit të kaluar. /REL
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














