Kriza në Ukrainë
Zelensky: Nuk e dorëzojmë territorin
Kievi ka thënë se forcat ruse kanë marrë kontrollin e rreth 20% të territorit ukrainas, përfshirë pjesë të saj në lindje dhe jug.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të martën se Kievi nuk do të pranonte një situatë ngërçi në fushën e betejës me Rusinë dhe se synon të rimarrë kontrollin e të gjithë territorit të pushtuar nga Moska.
“Kemi humbur shumë njerëz që të pranojmë të dorëzojmë territorin tonë”, tha ai, duke marrë pjesë përmes videos në një diskutim të organizuar nga gazeta Financial Times.
Ai shtoi se një bllokim “nuk ishte alternativë” për Kievin.
“Ne synojmë çlirimin e plotë të të gjithë territorit tonë”, tha Zelenskiy.
“Ne nuk do të poshtërojmë askënd, ne do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë”, tha presidenti Zelenskiy, kur u pyet në lidhje me komentin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të mos “poshtëruar” Rusinë, në mënyrë që të mbahet e hapur mundësia për një zgjidhje diplomatike.
Moska i ka përqendruar përpjekjet e saj në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, që së bashku përbëjnë Donbasin, pasi forcat e saj u mundën në periferi të Kievit në mars dhe u larguan nga Kharkivi, qyteti i dytë më i madh, muajin e kaluar.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha të martën se forcat ruse kanë “çliruar”, siç u shpreh ai, 97% të rajonit të Luhanskut.
Megjithëse forcat e Kremlinit kanë fuqi më të madhe ushtarake, forcat ukrainase kanë rezistuar dhe kanë shfaqur aftësinë për të kundërsulmuar.
Zelenskiy shprehu gjithashtu kënaqësinë që kryeministri britanik Boris Johnson i kishte mbijetuar votëbesimit të hënën. Vetë zoti Johnson tha në mbledhjen e qeverisë të martën se fuqitë botërore nuk duhet të bëjnë presion ndaj presidentit ukrainas Zelenskiy që të pranojë një marrëveshje paqeje të pafavorshme me presidentin rus, Vladimir Putin./VOA
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









