Kosova
Zelensky: Kujdes Ballkanin, Rusia do të nxisë luftë! Reagon deputetja britanike
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila në disa raste tashmë nuk ka ngurruar të ngrejë zërin në mbrojtje të Kosovës, reagoi menjëherë pas deklaratës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, përcjell albinfo.ch.
Në këtë deklaratë ai tha se ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë në rajon për të larguar vëmendjen nga Ukraina.
“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, kemi informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme do të jetë Ballkani, e nëse vendet e botës nuk ndërmarrin diçka, do të ketë një shpërthim të ngjashëm. Kjo është arsyeja pse Rusia do të sigurohet se një vend i Ballkanit të jetë në luftë me një tjetër”, ishte deklarata e kreut të shtetit ukrainas. Pohimi i tij ngjalli reagime të në platformën “X”, nga aktorë ndërkombëtarë, të cilët bënë thirrje për shtim të vigjilencës.
Po përmes kësaj platforme, Kearns përsëriti paralajmërimet e saj të mëparshme për nevojën e një strategjie të qartë dhe të përbashkët në Ballkan.
“Kam paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se duhet të gjejmë ‘shtyllën kurrizore’ në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është oborri ynë dhe ne kemi përgjegjësi historike. Paralajmërova në muajin qershor për atë që mund të shohim në Kosovë, por u hedh poshtë. Me keqardhje, shqetësimet e mia u realizuan”, ka shkruar ajo.
Shqetësim për deklaratën e presidentit ukrainas ka shprehur edhe kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus. Knaus në platformën “X” ka shkruar se “është e qartë, por BE-ja, Gjermania dhe të tjerët po qëndrojnë në gjumë. Po afrohet një dështim tragjik”. Edhe analistja amerikane, Ivana Stradner, ka shkruar se fatkeqësisht presidenti Zelensky ka të drejtë.
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











