Kriza në Ukrainë
Zelensky e refuzon presidentin gjerman, nuk e pret në Kiev
Arsyeja për këtë janë marrëdhëniet e ngushta mes Presidentit Federal dhe Rusisë në vitet e fundit
Sipas të përditshmes gjermane, Steinmeier kishte planifikuar një vizitë në Ukrainë, në vendin që prej afro dy muajsh po përballet me luftën.
Mirëpo, homologu i tij ukrainas nuk e ka mirëpritur.
Steinmeier me sa duket donte të udhëtonte për në Kiev të mërkurën. Megjithatë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, refuzoi vizitën e Steinmeier, sipas “Bild”.
Mbështetja e Steinmeier për tubacionin e diskutueshëm të gazit Nord Stream 2 ishte gjithashtu një arsye. “Ne të gjithë i dimë lidhjet e ngushta të Steinmeier me Rusinë, të cilat u formuan gjithashtu nga formula Steinmeier. Ai nuk është i mirëpritur në Kiev për momentin. Do të shohim nëse kjo do të ndryshojë përsëri”, citoi gazeta të ketë thënë një diplomat ukrainas.
Në një konferencë për shtyp të martën pasdite me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, Steinmeier nuk iu përgjigj pyetjes për një udhëtim të mundshëm në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









