Kriza në Ukrainë
Zelenski i pakënaqur me sanksionet e Evropës ndaj Rusisë
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski thotë se paketa e shtatë e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, nuk janë të mjaftueshme.
Sipas tij, Rusia duhet të paguajë një çmim shumë të lartë për ta detyruar që të ulet në bisedime për paqe.
“Kjo nuk mjafton dhe unë po ua them partnerëve të mi këtë sinqerisht. Rusia duhet të ndiejë një çmim shumë më të lartë për luftën për ta detyruar atë të kërkojë paqen”, u shpreh Zelenslki.
Bashkimi Evropian ka vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se “sanksionet e përforcuara dhe të zgjatura të BE-së kundër Kremlinit” dërgojnë “një sinjal të fortë për Moskën”.
Detajet e sanksioneve janë ende të paqarta pasi ato ende duhet të postohen në gazetën zyrtare të BE-së.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









