Bota
Zelanda e Re e para në botë që përshëndet vitin 2026
Aucklandi në Zelandën e Re e ka mirëpritur i pari vitin 2026 me një shfaqje madhështore fishekzjarrësh në qendër të qytetit, të lëshuar nga Sky Tower, struktura më e lartë në vend, pavarësisht reshjeve të shiut që e zbehën disi festën, përcjell albinfo.ch.
Vendet e Paqësorit Jugor janë tradicionalisht të parat që i thonë lamtumirë vitit të vjetër dhe hyjnë në vitin e ri. Me një popullsi prej rreth 1.7 milionë banorësh, Aucklandi shënoi mesnatën plot 18 orë përpara se topi simbolik të binte në Times Square në Nju Jork, raporton Telegrafi.
Shfaqja pesëminutëshe përfshinte rreth 3.500 fishekzjarrë, të lëshuar nga kate të ndryshme të Sky Tower, e cila ka një lartësi prej 240 metrash. Për shkak të parashikimeve për shi të dendur dhe stuhi të mundshme, shumë aktivitete komunitare në Ishullin Verior të Zelandës së Re u anuluan.
Ndërkohë, bregu lindor i Australisë do ta përshëndesë vitin 2026 dy orë pas Zelandës së Re. Në Sydney, qytetin më të madh të vendit, festimet do të zhvillohen nën hijen e ngjarjeve të rënda të sigurisë, pas të shtënave më të këqija masive në Australi në pothuajse tri dekada.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












