Jeta në Zvicër
Zbutja e pikëllimit të prindërve gjatë procesit të zisë
Prej vitit 2019, prindërit do të jenë në gjendje të njoftojnë në zyrën e gjendjes civile lindjen e një fëmije të lindur pa jetë
Për të mbështetur prindërit që po kalojnë një proces zie, nga viti 2019, zyrat e gjendjes civile do t’i lëshojnë, sipas kërkesës, një dokument që konfirmon lindjen e një fëmije të lindur pa jetë.
Deri në vitin 2019, Konfederata do të jetë plotësisht përgjegjëse për operimin dhe zhvillimin e regjistrit të kompjuterizuar të gjendjes civile Infostar, transmeton Albinfo.ch.
Në mbledhjen e tij të 31 tetorit 2018, Këshilli Federal vendosi 1 janarin 2019 si datë e hyrjes në fuqi të rishikimit përkatës të Urdhëresës për gjendjen civile (OEC).
Prej vitit 2019, prindërit do të jenë në gjendje të njoftojnë në zyrën e gjendjes civile lindjen e një fëmije të lindur pa jetë. Zyra do të lëshojë një konfirmim për ta, pas një procedure të thjeshtuar, duke i lejuar ata të veprojnë në distancë, pa pasur nevojë të raportojnë personalisht në zyrën e gjendjes civile, informon më tej Albinfo.ch.
Në të kundërtën, për dallim nga foshnjat e lindura, fëmijët e lindur pa jetë – domethënë fëmijët që nuk arrijnë peshën minimale prej 500 gram ose që lindin para 22 javëve të plota të shtatzënisë – nuk do të jenë nuk do të futen në regjistrin e gjendjes civile.
Këshilli Federal vendosi të heqë dorë nga ky regjistrim, i cili u kritikua nga shumica e kantoneve dhe komuniteti i gjednjes civile gjatë procedurës së konsultimit, duke marrë parasysh se nuk ishte në përputhje me sistemin aktual. Ata kërkuan që të zbatohej një zgjidhje më e thjeshtë. Rishikimi i OEC i merr parasysh këto vërejtje, ndërsa në të njëjtën kohë konkretizon dëshirën për të ndihmuar prindërit në procesin e zisë dhe për të lehtësuar formalitetet që lidhen me varrimin.
Rishikimi i gjendjes civile të miratuar më 15 dhjetor 2017 gjithashtu do të thotë se Konfederata do të marrë përgjegjësinë e vetme për funksionimin dhe zhvillimin e regjistrit të kompjuterizuar Infostar, nga viti 2019 e tutje, transmeton Albinfo.ch.
Modifikimi i të drejtave dhe detyrimeve të kantoneve nënkupton një përshtatje të OVK. Në të ardhmen, kantonet do t’i paguajnë Konfederatës shumën prej 600,000 frangave në vit dhe specialistë të lirë në dispozicion të saj; në kundërvperim, do të krijohet një komision i cili do t’u lejojë atyre të bëjnë sugjerime në lidhje me zhvillimin e sistemit.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova” Platforma albinfo.ch është partnere mediale e festivalit dhe ajo do të ju mbajë të informuar mbi...
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Gjeneva
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Gjenevë për 4 vjet me radhë sjell fima shqiptarë
Jeta në Austri
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte Hyrja në fuqi e ligjit kundër ndotjes nga drita, viti superzgjedhor dominon ngjarjet e 1 majit,...
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
-
A do të zhvendoset nga burgu austriaku Fritzl që u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e të bijës?