Lajme
Zbulohet varianti i ri i koronavirusit, me 32 mutacione
Sipas ekspertëve, ky variant mund të pësojë 32 mutacione çka do të thotë se është shumë herë më i transmetueshëm dhe rezistent ndaj vaksinave.
Mediat britanike raportojnë se ekspertët u kanë rënë kambanave të alarmit se një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Botsvana, i cili mendohet të jetë version me më shumë mutacione i virusit që ka pushtuar botën.
Deri në këto momente janë regjistruar vetëm 10 raste me variantin e ri, i cili ka marrë emrin “Nu”, por ai është pikasur në 3 shtete të ndryshme, çka tregon se mund të jetë më i përhapur, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Sipas ekspertëve, ky variant mund të pësojë 32 mutacione, çka do të thotë se është shumë herë më i transmetueshëm dhe rezistent ndaj vaksinave. Ata dyshojnë se ai mund të jetë shfaqur pas një infeksioni afatgjatë në një pacient me HIV.
Virologu Tom Peacock nga “Imperial College” e përshkruan variantin e ri me shumë kombinime si të tmerrshëm dhe më agresiv dhe se Delta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












