Shqipëria
Zbulohet një mozaik i rrallë në Durrës
Në Durrës, një ekip arkeologësh zbuloi një mozaik të rrallë që nga vlerësimi paraprak duket se i përket fundit të shekullit I dhe fillimit të shekullit II të e.s. dhe të kohës së ndërtimit të Amfiteatrit të Durrësit.
Luan Përzhita, arkeologu që drejton ekipin, tha për Zërin e Amerikës se mozaiku është pjesë e dyshemesë së një vile luksoze me pamje nga deti dhe përngjan me mozaikun e gjetur disa vite më parë në një vilë romake në Diaporit të Butrintit.
“Mozaiku është punuar me gurë ngjyrë blu dhe ngjyrë pane dhe paraqet figura gjeometrike dhe floreale”, tha Përzhita, përcjell albinfo.ch.
Ai shton se mozaiku është me një sipërfaqe rreth 15 metër gjatësi dhe mbetet të shikohet gjerësia e tij pasi një pjesë ndodhet e mbuluar nga një masiv dheu mbi 6 metër e lartë ku ende nuk është depërtuar me gërmim.
Mozaiku u zbulua gjatë punimeve për rindërtimin e një shkolle në Durrës që ishte dëmtuar nga tërmeti i katër vjetëve më parë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











