Kosova
Zbulohen detaje për vdekjen e kosovarit në Shqipëri
Sipas mediave shqiptare, dyshohet se shtetasi nga Kosova ka pasur lidhje me një grua shqiptare, dhe kjo ka çuar në vrasjen e tij
Disa persona u shoqëruan gjatë natës në Derven të Fushë-Krujës për mjetin e djegur, brenda të cilit u gjet një trup i pajetë dhe i djegur.
Disa nga ata, pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë, ndërkohë që të tjerë vazhdojnë të mbahen në vëzhgim.
Burime policore thanë se kanë marrë pamje filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë pranë disa objekteve rrugës dhe pranë vendit ku u gjet makina e djegur, shkruajnë mediat shqiptare.
Nga pamjet duket se në makinë janë dy persona, Xh. Osmani nga Mitrovica dhe një person tjetër i paidentifikuar. Ky person dyshohet se e ka vrarë dhe më pas djegur makinën bashkë me personin brenda, përcjell albinfo.ch.
Dyshimet janë se kufoma e seksit mashkull i përket Xh. Osmanit nga Mitrovica, të cilin familjarët e kanë shpallur të zhdukur.
Pritet ADN-ja dhe ballafaqimi me familjarët për të saktësuar nëse është kështu apo jo.
Ndërkohë policia ka zbuluar se makina është e Xh. Osmanit, i cili disa ditë më parë ka hyrë nga Morina në Shqipëri.
Familjarët e kishin shpallur të humbur, derisa nuk i dinë arsyet pse ka ndodhur një gjë e tillë.
Sipas mediave shqiptare, dyshohet se shtetasi nga Kosova ka pasur lidhje me një grua shqiptare, dhe kjo ka çuar në vrasjen e tij.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














