Lajme

Zbulohen depozita minerale në gjalpin e shitur në Zvicër

Testet laboratorike zbuluan praninë e substancave me prejardhje nga nafta në gjalpin zviceran.

 

Mediat zvicerane shkruajnë se testet laboratorike zbuluan praninë e substancave me prejardhje nga nafta në gjalpin e blerë në supermarketet zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Nga 13 markat e ndryshme të analizuara, të gjitha përmbanin këto mbetje, megjithëse në sasi të ndryshme. Në mënyrë paradoksale, disa nga përqendrimet më të larta u gjetën në gjalpin organik – një i blerë në Coop dhe tjetri në Migros.

Mendohet se substancat hynë në gjalpë përmes makinerive të paketimit, ushqimit të kafshëve ose përpunimit.

“Ne do të forcojmë kontrollet e brendshme dhe, nëse është e nevojshme, do të prezantojmë masa të reja,” tha një zëdhënës i Coop për transmetuesin publik RTS pasi u zbuluan kimikatet.