Lajme
Gjermani: 750 të arrestuar, kapet sasi e madhe armësh dhe droge
Forcat e sigurisë në Gjermani kanë njoftuar të martën për arrestimin e më shumë se 750 personave dhe kanë konfiskuar sasi të mëdha të drogës, pasi ka siguruar të dhënat nëpërmjet bisedave telefonike.
Prokurorja e Frankfurtit, Julia Bussweiler, ka thënë për “Associated Press” se hetimi është larg fundit dhe se janë ende në kërkim, pasi po i hetojnë të gjitha të dhënat e siguruara.
“Ka shumë njerëz që janë në paraburgim. Të dhënat po rishikohen për të parë nëse ka mjaftueshëm detaje për aktakuza”, ka thënë ajo.
Fokusi i hetimit, që nisi në prill të 2020-s, ishte në të dhënat nga përdoruesit e provajderit ‘EncroChat’, e të cilët ishin të përfshirë në tregti të drogës, kanë njoftuar Prokuroria dhe zyra e policisë federale.
Hetuesit deri tani kanë konfiskuar 3.5 tonë kanabis, 320 kilogramë droga sintetike, mbi 125 mijë e 500 pilula ekstazi, gati 400 kilogramë kokainë dhe 10 kilogramë heroinë, kanë thënë autoritetet.
Janë konfiskuar edhe 310 armë, më shumë se 12 mijë fishekë dhe asete në vlerë rreth 168 milionë euro.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












