Lajme
Zbulimi që rrit shanset e luftimit të kancerit
Shkenca bën një zbulim tepër të madh në luftën kundër kancerit. Për herë të parë është identifikuar mekanizmi që u mundëson qelizave tumorale që të shmangin zbulimin dhe shkatërrimin e tyre nga ana e sistemit imunitar.
Zbulimin e ka bërë një grup shkencëtarësh të Qendrës Kombëtare për luftimin e kancerit në Singapor. Ekipi ka identifikuar prezencën e qelizave para meta-statike brenda tumoreve, të cilat janë në gjendje të zhvendosen nga zona ku tumori gjenerohet në pjesë të tjera të trupit nëpërmjet gjëndrave limfatike.
Shkencëtarët kanë vërejtur se një pjesë thelbësore e qelizave CD8+, një përbërës kyç i sistemit imunitar që kërkon dhe vret qelizat anormale si ato tumorale, ishin shteruar ose të paafta për të përmbushur rolin e tyre mbrojtës, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Kjo ndodh kur qelizat imune janë ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj kancerit dhe nuk kanë qenë në gjendje ta pastrojnë atë. Zbulimi hap derën për zhvillimin e strategjive të reja për trajtimin e kancerit dhe shërimin edhe të tumoreve më vdekjeprurës, thonë studiuesit.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










