Lajme
Zbritet sigurimi për Kosovë, për 30 ditë, 20 €
Nga 1 korriku, policat e sigurimit për bashkatdhetarët do të ulen për 50 për qind. Për 15 ditë do të paguhet 15 euro, ndërsa për 30 dit, 20 euro
Nga 1 korriku i këtij viti, tarifat e Kartonit të gjelbër për bashkatdhetarët do të ulen për 50 për qind. Kështu është vendosur pas një takimi që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar me Rrahim Pacollin, kryesues i Delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Brukselin lidhur me Kartonin e gjelbër.
Pacolli që njëherësh është edhe kryetar i Shoqatave të Kompanive të Sigurimeve, është pajtuar që të ulen tarifat e pagesës për automjetet e bashkatdhetarëve nga 1 korriku, mbi 50 për qind. Sipas një njoftimi lëshuar për media, është caktuar data 1 korrik, kur pritet ardhja masive e bashkatdhetarëve në atdhe.
Deri më tash, pagesa për 15 ditë qëndrimi me makinë në Republikën e Kosovës ka qenë 30 euro, ndërsa për 30 ditë, pagesa ishte 41 euro.
“Bashkëbiseduesit, pas diskutimeve dhe mirëkuptimit të situatës së diasporës, si dhe nevojave të respektimit të bashkatdhetarëve që kanë qenë vazhdimisht burim i zhvillimit për vendin tonë, u pajtuan që të krijohen lehtësira si vijon: nga 1 korriku 2015, pagesa për bashkatdhetarët që arrijnë me makina, për 15 ditë do të paguajnë 15 euro ndërsa për qëndrimin 30 ditor, pagesa do të jetë 20 euro”, thuhet në njoftim, transmeton Albinfo.Ch.
Veseli dhe Pacolli u pajtuan që të vijojë angazhimi për heqjen e plotë të tarifës për kartonin e gjelbër dhe bashkatdhetarët të lirohen plotësisht nga këto pagesa që rëndojnë buxhetin e tyre gjatë vizitës në atdhe.
“Kjo tarifë do të vijojë të aplikohet deri në arritjen e marrëveshjes me Byronë Evropiane të Sigurimeve”, thuhet në njoftim. Diaspora siç thuhet, ishte dhe vijon të mbetet burim i përkrahjes së familjeve dhe të stabilitetit makro dhe mikrofiskal të Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











