Jeta në Zvicër
Zbatimi i iniciativës kundër migrimit masiv, jo para tri viteve
Grupet e përfaqësuara në parlament i kanë drejtuar qeverisë së vendit pyetje lidhur me orarin e parashikuar për zbatimin e iniciativës
Deri në jetësimin e plotë të iniciativës kundër migrimit masiv duket se do te kalojnë së paku tri vite. Një afat trevjeçar për këtë destinim e ka përmendur sot ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga në kuadër të debatit që është zhvilluar sot në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës.
Parlamentarët kanë debatuar në lidhje me zbatimin e iniciativës me ç`rast kanë marrë ne shqyrtim një numër interpelacionesh urgjente lidhur me këtë temë.
Debati është kërkuar nga grupet parlamentare të SVP/UDC-së, SP/PS-së, CVP/PDC-së dhe të të gjelbërve. Përfaqësuesit e këtyre grupeve të përfaqësuara në parlament i kanë drejtuar qeverisë së vendit pyetje lidhur me orarin e parashikuar për zbatimin e iniciativës.
Duke u përgjigjur, ministrja Sommaruga ka bërë të qartë se në dispozicion për vënien në jetë të iniciativës janë tri vite. Ndërkaq, sipas saj, një koncept rreth kësaj duhet të përpunohet deri në verën që vjen.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











