Maqedonia
Zaev shpall fitoren: Sot fitoi e ardhmja
Zoran Zaev i vlerësoi zgjedhjet si evropiane, të sigurta dhe bashkëkohore
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev shpalli fitore të LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
“Me një avantazh bindës dhe të qëndrueshëm me mbi tre mandate para VMRO-DPMNE-së, me mundësi për një ose dy mandate më tepër, koalicioni ‘Mundemi’ është fitues në këto zgjedhje parlamentare”, tha mes tjerash Zaev, përcjell albinfo.ch.
Zaev i vlerësoi zgjedhjet si evropiane, të sigurta dhe bashkëkohore si dhe falënderoi të gjithë ata që dolën për të votuar.
“Sot fitoi e ardhmja, fitoi përparimi. Koncepti ‘një shoqëri për të gjithë’ i mundi përçarjet”, tha Zaev.
Në Maqedoninë e Veriut nga 93.96% e votave të numëruara fitues është koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja.
Sipas mediave maqedonase koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja ka marrë deri tani 36.13% të votave, ndërsa VMRO-DPMNE ka marrë 34.65%.
Nga partitë shqiptare BDI e Ali Ahmetit ka siguruar deri tani 11.57% dhe koalicioni ASH- Alternativa ka siguruar 8.79% të votave. Partia e Majta ka marrëv 3,96%, PDSH 1.48% dhe Integra 1.33%.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











