Lajme
Zaev: Pushteti organizoi skenarin e Kumanovës
Kryetari i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë, (LSDM) Zoran Zaev tha se pushteti (VMRO-BDI) ka organizuar ngjarjet e Kumanovës të 9 dhe 10 majit 2015
Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni po përcillen me debate dhe gjuhë kërcënuese e akuzuese nga përfaqësuesit e partive politike. Një ditëm parë, kryetari i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë, (LSDM) Zoran Zaev theksoi për TV21 se pushteti ka organizuar ngjarjet e Kumanovës të 9 dhe 10 majit.
Sipas tij, pushteti (VMRO DPMNE dhe BDI) ka organizuar konfliktin në Kumanovë, i frikësuar nga pasojat që do t’i ndodhnin vendit. “Ishte tentim i fundit për të nxitur tensione dhe urrejtje midis shqiptarëve dhe maqedonasve, por kjo nuk i ndodhi, sepse qytetarët u treguan të pjekur” theksoi Zaev.
Ndërsa publikimi i bombave, siç tha ai, i bashkoi qytetarët dhe si rezultat erdhen zgjedhjet. Ndërkaq, duke folur edhe për rastin “Monstra”, ku pesë shqiptarë po vujanë dënim maksimal, Zaev tha se ai rast do të zbardhet, por jo zbardhje përgjysmë, sepse mund të shkaktojë pasoja.
Ndryshe, më 9 dhe 10 maj 2015, në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë u zhvillua një betejë e armatosur ndërmjet një grupi shqiptarësh dhe Policisë së Maqedonisë. Në këtë konflikt u vranë 18 persona, prej tyre 10 nga shqiptarët e armatosur dhe 8 policë, si dhe u lënduan disa të tjerë.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











