Lajme
Zaev: Platforma shqiptare nuk u bë në Tiranë
Lideri i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për televizionin shtetëror kroat HRT, tha se platforma shqiptare përmban një formulim që i dënon ushtritë e shekullit të kaluar që vranë civilë
Platforma e shqiptarëve për avancimin e të drejtave të tyre në shtetin maqedonas është bërë në Maqedoni dhe jo në Shqipëri, dhe si e tillë nuk paraqet dhunë dhe konflikt të ri në këtë shtet. Kështu ka deklaruar lideri i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për televizionin shtetëror kroat HRT.
Zaev ka mbrojtur idenë e shprehur nga partitë shqiptare që të dënohet gjenocidi i ushtruar nga ana e Serbisë nga popullatës shqiptare. “Nuk ka asgjë të gabuar që platforma përmban një formulim që i dënon ushtritë e shekullit të kaluar që vranë civilë”, ka deklaruar ai
Pyetjeve të mediumit kroat mbi akuzat e VMRO-DPMNE për “dëmtim të Maqedonisë”, Zaev i është përgjigjur duke thënë se platforma është nënshkruar në Maqedoni dhe jo në Tiranë.
“Ata (VMRO DPMNE) arsyetohen se kjo deklaratë është nënshkruar në Tiranë. Deklarata është bërë në Maqedoni si pjesë e programeve të tyre para-zgjedhore, por ato u mblodhën në Shqipëri, ku të gjitha partitë ishin mbledhur në një vend”, ka deklaruar Zaez, i cili ka shprehur bindjen se nuk pret dhunë dhe konflikte në situatën e re të krijuar.
“Jam i lumtur dhe krenar që e hoqëm regjimin nga pushteti me laps dhe votë. Nuk ka pse të derdhet gjak për rënien e regjimit”, ka deklaruar kreu i LSDM-së.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











