Maqedonia
Zaev: Kuvendi është shtëpia që do ta përcaktojë ardhmërinë e shtetit tonë
Për të kaluarën Marrëveshja e Prespës, që parasheh edhe ndryshimet Kushtetuese, duhet të votohet nga 80 deputetë - pra nevojitet edhe përkrahja e dhjetë deputetëve të OBRM-PDUKM.
Pas presioneve të politkanëve perëndimorë, duket se Maqedonia mund ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës në kuvend, i cili do mblidhet të hënën në ora 11:00, njofton albinfo.ch. Vetë komisioneri i zgjerimit europian, Johanes Hahn kërkoi nga Shkupi që të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme, kurse grupi më i fuqishëm politik europian PPE kërcënoi opozitaren maqedonase OBRM-PDUKM që do e përjashtojë nga grupi në rast se kërcënon deputetët e saj.
“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është shtëpia që do ta përcaktojë ardhmërinë e shtetit tonë. Deputetët duhet ta përkrahin ardhmërinë e Maqedonisë. Të votojnë në pajtueshmëri me vullnetin e qytetarëve dhe me bindje personale. Qytetarët presin vendim nga i cili njihet lidershipi. Çështja e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është çështje e përgjegjësisë, kurse përkushtimi ndaj interesit të qytetarëve është arsye e mjaftueshme të anashkalohen të gjitha kërcënimet dhe frikësimet”, tha kryeministri Zoran Zaev, i cili duket më se i vendosur për zgjidhje të çështjes në kuvend dhe jo përmes zgjidhjeve parlamentare.
Për të kaluarën Marrëveshja e Prespës, që parasheh edhe ndryshimet Kushtetuese, duhet të votohet nga 80 deputetë – pra nevojitet edhe përkrahja e dhjetë deputetëve të OBRM-PDUKM.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











