Maqedonia
Zaev dorëhiqet të martën
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të thërrasë Këshillin Qendror të LSDM-së të martën, për të zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga posti i liderit të partisë. Ky akt do të kryhet në mënyrë që të hapet rruga për kryetar të ri të partisë qeveritare dhe që mandatari i ri zyrtarisht të mund ta njoftojë presidentin se ka shumicë për të formuar qeveri.
Siç tha kryeministri aktual Zaev, procedurat kushtetuese diktojnë që shteti të mos arrijë të ketë votuar qeverinë e re para 14 dhjetorit kur paralajmëronte se Maqedonia e Veriut mund të nisë negociatat për anëtarësim në BE, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“I dini procedurat kushtetuese. Deri në datën 14 as nuk mund të arrihet zgjedhja e qeverisë së re, nuk mund të zgjidhet mandatari dhe kryeministri i ardhshëm i shtetit. Gjatë kësaj periudhe është e logjikshme që LSDM ta shfrytëzojë kohën dhe ta zgjedhë kryetarin e saj. Prandaj ju njoftoj se do t’u kërkoj organeve të partisë që të organizohet konstatimi i dorëheqjes time të martën dhe të nisë procedura për emërimin e kryetarit të ri, i cili do të jetë mandatari i ardhshëm që do të propozojë qeverinë e re”, u shpreh Zoran Zaev.
Ende nuk dihet se kush do të jetë pasusesi i Zaevit, edhe pse si një ndër emrat më shpesh të përmendur në opinion është ai i Dimitar Kovaçevskit, zëvendësministrit aktual të Financave.
Të martën do të mblidhet edhe kryesia e Alternativës, e cila do të vendosë për hyrje ose jo në qeveri. Varësisht prej epilogut, bisedimet finale për hyrje në qeveri të Alternativës dhe ndarja e posteve do të bëhet nga fundi i javës së ardhshme.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










