Futboll
Young Boys fiton Kupën e Zvicrës pas 33 vjetësh
Skudra zvicerane Young Boys fiton Kupën e Zvicrës pas fitores së mbrëmjes së sotme në finale 2: 1 kundër Basel. Për shkak të situatës së përgjithshme me pandeminë e koronavirusit, finalet e Kupës së Zvicrës u luajt shumë më vonë sesa ishte planifikuar.
Basel fitoi pjesën e parë me një epërsi 1-0 me golin e Alderte, shkruan albinfo.ch.
Sidoqoftë, në pjesën e dytë, Young Boys erdhën me një kthesë të vërtetë. Në minutën e 50-të Nsama barazoi në 1: 1, dhe në fund fare në minutën e 89-të Spielman mundi Nikoliçin duke sjell gëzimin e madh të Young Boys.
Basel nuk arriti të mbrojë titullin e Kupës të fituar vitin e kaluar, ndërsa Young Boys fituan trofeun e shtatë në këtë garë, i pari që nga viti 1987.
Interesante, Young Boys fituan kurorën e dyfishtë në Zvicër këtë sezon, diçka që u ndodh atyre për herë të parë që nga viti 1958.
https://twitter.com/alpenvoetbal/status/1300151119470043138?s=20
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











