Gruaja
Ylli i Hollivudit Keanu Reeves, mysafir në restorantin e shqiptares në Zvicër
“Nuk mund të besoja se Keanu Reeves po qëndron në restorantin tim”, thotë Neta 31 vjeçare tek tregon se aktorit të njohur me dy shoqërues të tij i kishte rënë rruga andejpari
Duket ngapak e pazakonshme, por ylli i njohur i Hollivudit, Keanu Reeves ka qenë të martën në qytezën Bütschwill të Kanton in St. Gallen. Dhe aty, për befasinë dhe kënaqësinë e Neta Beçirit, drekën e ka ngrënë pikërisht në restorantin e saj “Shäfli”.
“Nuk mund të besoja se Keanu Reeves po qëndron në restorantin tim”, thotë Neta 31 vjeçare për 20minuten, tek tregon se aktorit të njohur me dy shoqërues të tij i kishte rënë rruga andejpari.
Sigurisht, ajo është ekzaltuar nga kjo vizitë, transmeton albinfo.ch. Fundja Neta është fanse e aktorit. “Keanu Reeves është njëri ndër aktorët më të preferuar për mua, i njoh të gjithë filmat e tij”. Prandaj e ka dalluar menjëherë sapo e ka parë.
“Ai hyri brenda dhe pyeti nëse mund të pinin ndonjë gjë”. Sigurisht që ajo ka pohuar dhe pastaj e ka pyetur nëse vërtet është Keanu Reves, përcjell albinfo.ch. Dhe ai i është përgjigjur cool: Po, unë jam ai. Ishte vërtet shumë i këndshëm dhe korrekt” thotë Beciri.
Më tutje, ajo pothuaj nuk mund te të punonte si duhet dhe edhe mysafirët tjerë e kuptuan se në restorant ndodhej një yll botëror filmi.
Keanu Reeves kishte zgjedhur një pica Milano me sallam dhe pastaj në autograf kishte shkruar: “Best Pizza!”. Ndërsa Neta, me shaka kishte komentuar: “Kjo ka qenë dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë për ditën e Shën Valentinit”.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













