Lajme
Ylfete Fanaj viziton shkollën e saj të parë, tani si kryeparlamentare e Kantonit
Fanaj është kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, që nga 23 qershori i këtij viti dhe ajo e ka vizituar shkollën në të cilën ka ndjekur mësimet fillestare, tani në cilësinë e kryeparlamentare
“Sot pata rastin të ndiqja ditën e parë të mësimit në shkollën time fillore St. Martin në Sursee”, shkruan Ylfete Fanaj në një postim të saj në fb.
Fanaj është kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, që nga 23 qershori i këtij viti dhe ajo e ka vizituar shkollën në të cilën ka ndjekur mësimet fillestare, tani në cilësinë e kryeparlamentares, shkruan albinfo.ch.
“Atje kam takuar z. Rolf Müller, mësuesin tim të asokohshëm të shkollës fillore të klasës së tretë / të 4-të. Një mësues i përzemërt! Qysh atëherë unë i kam njohur përpjekjet e tij të palodhshme. Për mua, ai përfaqëson të gjithë mësuesit që edukojnë fëmijët tanë çdo ditë me përkushtim të madh.
Një FALEMINDERIT për të gjithë dhe një fillim i mbarë i vitit të ri shkollor!
Fanaj është politikanja e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur në një asamble komunale dhe pastaj edhe në një parlament kantonal, në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Nga viti 2011 është deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, ndërsa në vitin 2007 ishte zgjedhur për herë të parë këshilltare në Asamblenë e qytetit të Lucernit.
Me këtë përvojë në politikë, Ylfete Fanaj është një emër me peshë në politikën e kantonit të saj e më gjerë.
Me zgjedhjen në postin e kryetares së Parlamentit Kantonal të Lucernit, Ylfete Fanaj ka arritur më shumë se cilido politikan me rrënjë shqiptare në politikën zvicerane.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














