Sport
Yjet shqiptarë përballë pesë herë kampionëve të botës
Sipas faqes zyrtare të FIFA-s, për Zvicrën nga fillimi do të jenë katër futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili
Super ndeshja ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës do të zhvillohet sonte nga ora 20:00. Pesë herë kampionët e botës janë favoritë për këtë ndeshje, por Nati nuk dorëzohet dhe kërkon të fillojë me fitore këtë Botëror, shkruan albinfo.ch.
Brazili ka fituar më së shumti Kupën e Botës, derisa është e vetmja Kombëtare që ka marrë pjesë në çdo Kampionat Botëror.
Sipas faqes zyrtare të FIFA-s, për Zvicrën nga fillimi do të jenë katër futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.
Ndeshja e parë sot do të jetë ndërmjet Kosta Rikës dhe Serbisë nga ora 14:00, gjithashtu në kuadër të Grupit E, kurse Gjermania përballet me Meksikën nga ora 17:00.
Formacionet e mundshme
Brazili: Alisson; Danilo, Thiago Silva, Miranda, Marcelo; Casemiro, Paulinho, Philippe Coutinho; Willian, Gabriel Jesus, Neymar.
Zvicra: Sommer; Lichtsteiner, Schaer, Akanji, Rodriguez; Behrami, Xhaka; Shaqiri, Xhemaili, Zuber; Seferoviq.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










