Futboll

Yakin tregon pse nuk e ftoi Hajdarin

Trajneri i “Helvetikëve”, Murat Yakin tregon arsyen pse nuk e ftoi lojtarin Albian Hajdarin, që tashmë është duke u kërkuar me ngulm nga Kosova.

“Kemi rënë dakord. Pasi e kishte një verë të vështirë dhe transferimi vonë te Hoffenheim, ai dëshiroi të përqendrohej te klubi. A jam i shqetësuar? Ne kemi një plan për të, por do ta trajtojmë pas ndeshjeve të shtatorit”, deklaroi Yakin në konferencën për media.