Shqiptarët e Zvicrës dhe Islami
Xhihadistë dhe myslimanë: nuancimet e nevojshme
Që nga sulmet terroriste kundër Charlie HEBDO kërcënimi i xhihadistëve si dhe myslimanët në Evropë janë bërë shumë të pranishme në media. Megjithatë, këto dy realitete kërkojnë një lexim disi me shumë nuanca.
Dhuna ekstreme e kryer në Paris nga disa të rinj, të cilët vetëquhen anëtarë të një islami politik, ngre shqetësime si dhe një lemeri legjitime. Ky kërcënim xhihadist gjithashtu objektivisht mund të kërcënojë sigurinë e Zvicrës dhe rritja e vigjilencës duhet të ushtrohet. Megjithatë, lidhja mes xhihadistëve dhe pranisë së myslimanëve në vendet perëndimore përcaktohet nganjëherë tepër mekanikisht.
Me fjalë të tjera, edhe në qoftë se autorët e këtyre akteve monstruoze vijnë nga familje me fe myslimane, duhet theksuar se ata përfaqësojnë vetëm një pakicë të margjinalizuar të një rinie të radikalizuar. Autorët, të cilët janë shpesh psikologjikisht dhe shoqërisht të cenueshëm, janë shkëputur qëllimisht nga thelbi i tyre kulturor dhe familjar për t’u zhytur në një mjegullnajë xhihadistësh globalë pa lidhje me një territor.
Sikurse Olivier Roy, një nga njohësit më të mirë të këtij problemi, thekson se ” të rinjtë e radikalizuar, edhe pse ata mbështetën në një imagjinatë myslimanizmi politik (Umati i kohërave të para), janë të shkëputur qëllimisht qoftë me Islamin e prindërve të tyre, qoftë me kulturën dhe shoqërinë myslimane”.
Në Zvicër, popullatat myslimane janë të shumta dhe të ndryshme
Kur përmendët gjithashtu çështja myslimane në Zvicër, atëherë një vëzhgim bëhet i nevojshëm. Ashtu si vendet e tjera evropiane, Zvicra përmban një pakicë sociale-zvicerane dhe migrante – të besimit mysliman, që vërtitet mes 4 deri në 5% të popullsisë së saj. Megjithatë, ngjashmëria përfundon kaq, sepse krahasimi statistikor eklipson një realitet sociologjik më delikat. Më konkretisht, në Zvicër popullsitë myslimane janë të shumta dhe të ndryshme, prandaj është vështirë të përdoret për t’i cilësuar termin e përgjithshëm “komunitet mysliman”. Me të tjera fjalë, çdo grup mysliman kërkon të përjetojë besimin e tij në harmoni me kulturën e vet të origjinës, e cila kontribuon në ruajtjen e diversitetit të tyre. Për më tepër, ata janë kryesisht nga kontinenti evropian, që do të thotë, shtetet e Ballkanit si dhe të pjesës turke.
Edhe pse në vitet e fundit Zvicra është bërë gjithashtu pre e një shtimi të lëvizjeve salafiste dhe të rekrutimeve xhihadiste për të luftuar në fronte të Lindjes së Mesme, shumica e myslimanëve në Zvicër si dhe e familjeve prej nga ata vijnë kanë evoluar në frymën e tolerancës tradicionale, laike, me popullsinë e krishterë. Së fundi, ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Zvicra nuk ka një të kaluar koloniale dhe pakica e saj myslimane, e cila është në një proces të integrimit harmonik, nuk është e vendosur në geto etnike ose fetare pa perspektivë socio-ekonomike
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt












