Futboll
Xherdan Shaqiri pritet të rikthehet në Bundesligë
Xherxdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.
Ylli nga Kosova nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion në urdhrat e Jurgen Klopp dhe po mendon largimin nga Anfiedl.
Shumë skuadra janë vënë pas Shaqirit, por duket se reprezentuesi i Zvicrës preferon rikthimin në futbollin gjerman.
Sevilla, Roma, Galatasaray dhe CSKA Moska janë skuadrat që kanë shprehur interesim të madh për gjilanasin.
Por lajmet e fundit që vijnë nga Gjermania tregojnë se Borussia Dortmund ka shfaqur interesim për rikthimin e Shaqirit në Bundesliga.
28-vjeçari kishte kaluar dy vjet e gjysmë te Bayerni, ku kishte fituar të gjitha trofetë e mundshëm, teksa kishte treguar edhe formë të lartë në futbollin gjerman.
Dortmund pritet ta shesë yllin e saj kryesor, Jadon Sanchon, dhe Shaqiri shihet si zëvendësuesi adekuat për anglezin.
Për ta transferuar Shaqirin në Signal Iduna Park, Dortmund është gati të shpenzojë 20 milionë euro.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











