Sport

Xherdan Shaqiri në top skandalet e vitit në Zvicër

Takimi i Xherdan Shaqiri me imamin e Prishtinës Shefqet Krasniqin është njëri nga skandalet e vitit për mediat zvicerane. Faqja srf.ch në listën e skandaleve të personazheve publike ka renditur edhe futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqirin. Sipas kësaj faqe, Shaqiri u fotografua në qershor tek shtëpia e tij me imamin kontrovers, i cili në vitin 2014 […]

Takimi i Xherdan Shaqiri me imamin e Prishtinës Shefqet Krasniqin është njëri nga skandalet e vitit për mediat zvicerane. Faqja srf.ch në listën e skandaleve të personazheve publike ka renditur edhe futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqirin. Sipas kësaj faqe, Shaqiri u fotografua në qershor tek shtëpia e tij me imamin kontrovers, i cili në vitin 2014 ishte arrestuar për terrorizëm dhe që më pas u lirua, njofton “albinfo.ch”.

Fotografia më imamin Krasniqi u shpërnda më të shpejtë në mediat ndërkombëtare, ndërsa Shaqiri më pas u mundua të marr një qëndrim. Ai në profilin e tij shkroi se nuk e dinte se imami ishte duke u akuzuar për lidhjet e tij terroriste, shkruan faqja zvicerane.  Ai patë thënë se nuk mund të kontrolloj çdo fans të tij se kush janë dhe për çfarë dosje penale akuzohen.